Ministri i Shëndetësisë udhëton drejt Austrisë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është nisur sot drejt Austrisë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministria.
Sipas njoftimit, ministri po shkon në Austri për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji.
“Ai do të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Kirurgji, ku do të marrin pjesë shumë personalitete nga fusha e kirurgjisë dhe ku do të trajtohen të rejat e fundit në këtë lëmi shkencore” thuhet në njoftimin e MSh-së.
Njoftohet se në këtë konferencë Latifi do të bëjë prezantim për sistemin shëndetësor në Kosovë dhe angazhimet e tij si Ministër i Shëndetësisë.