75 Mall Live Search
12:00 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / AR

Momenti kur ndodhi përqafimi i shumëpritur i Noizyt dhe Stresit

Mbrëmë është mbajtur koncerti i Noizyt “Alpha Show” ku pjesë ishin një numër i madh artistësh.

Mes tyre ai që bëri më së shumti buje ishte padyshim Stresi, me të cilin Noizy ka rregulluar raportet së fundmi pas një armiqësie të gjatë.

Teksa interpretoi disa nga këngët më të suksesshme, Stresi mori një moment për të treguar një të vërtetë që nuk e ka ditur askush.

“13 vite më parë po tek ky shesh këtu jemi zënë për herë të parë dhe po tek ky shesh sot këtu jemi më të fortë se kurrë”, u shpreh reperi, deklarata e të cilit u prit me brohorima të mëdha nga fansat. Në këtë moment dy reperët u përqafuan me njëri-tjetrin.