75 Mall Live Search
12:01 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / MSH

Osmani e uron Begajn për pozitën e re: Mirësevini në shtetin simotër

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në vizitë zyrtare presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begajn.

Ajo ka uruar presidentin shqiptar për detyrën e re, duke thënë se ndejhet e lumtur që do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me të.

Osmani tha se Begaj me këtë ardhje nuk po bën vetëm vizitë zyrtare në Kosovë, por po nderon vëllezërit dhe motrat e tij në Kosovë.

“Gjatë udhëheqjes suaj llogarisim në ju, llogarisim që Shqipëria të jetë zëri ynë aty ku jepet mundësia” tha Osmani.

“Është e rëndësishme të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë. Mendoj që është koha të bëjmë hapat e duhur në këtë drejtim” vijoi presidentja./Indeksonline/