60 pica për fitoren e parë, Mourinho nuk e ndryshon traditën

Një vit më parë, Jose Mourinho do të festonte suksesin e Romës në transfertën Salernitana-s (4-0 në 29 gusht 2021) duke konsumuar një picë në kthim.
Diçka të tillë, në atë kohë, e zbuloi vetë portugezi me anë të një video ku shfaqej duke konsumuar picën në trenin kur skuadra po kthehej drejtë kryeqytetit.
Një “menu” që nuk ka ndryshuar, por këtë herë, në të njejtin itinerar, Murinho nuk ishte i vetmi që “shijoi” një picë.
Pas suksesit në premierën e kampionatit italian, Jose dhe i gjithë stafi i Romës “festoi” suksesin 0-1 ndaj Salernitana-s me 60 pica, për një nisje të mbarë të sezonit.