75 Mall Live Search
11:07 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

S’ka rehati/ Vazhdojnë kufizimet e rrymës edhe sot, me instruksione të KOSTT-it

Kufizimet e energjisë elektrike po vazhdojnë edhe sot. Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Ai tha se kufizimet janë duke u aplikuar për shkak të instruksioneve të KOSTT-it.

“Aktualisht ne jemi duke apliku kufizime për shkak të instruksioneve të KOSTT-it. Ato do të vazhdojnë deri në njoftimin e radhës”, u shpreh Buzhala.

Kujtojmë që dje, Ministria e Ekonomisë pati njoftuar se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Sipas njoftimit të ME-së thuhet se pas bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, është arritur që të evitohen reduktimet nga dje (e hënë) ora 14:00 dhe do të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike./Indeksonline/