Rritja e çmimeve ndal punën e operatorëve ekonomik në Ferizaj, nënkryetari Lulzim Aliu kërkon reagim urgjent
Operatorët ekonomik në Ferizaj nuk po kryejnë shërbimet komunale të cilat i kanë fituar përmes tendereve komunale.
Kjo po shkakton problem në kryerjen e shërbimeve të domosdoshme të cilat nuk mund të kryhen pa operatorë ekonomik.
Këtë problem e ka paraqitur nënkryetari I Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili përmes një postimi në faqen e tijë zyrtare ka kërkuar që të bëhet rishikimi I këtyre kontratave, që të mundësohet furnizimi nga këta operatorë.
Nënkryetari Aliu ka shkruar se urgjent duhet të rishikohen të gjitha kontratat me operatorët ekonomik pas ndryshimit të madh të çmimeve, deri sa nuk është bërë vonë
Dikur do të bëhet vonë. Madje shumë vonë.
“Të përmirësohen urgjentisht të gjitha kontratat me operatorë ekonomik pas ndryshimit të madh të çmimeve.
Mbi 90% e kontratave nuk janë duke u realizuar.
Kompanitë më të fuqishme në vend i kanë liruar punëtorët dhe po punojnë me kapacitete shumë të zvogluara për t’i shpëtuar falimentimit.
Kompanitë e vogla janë edhe më keq.
Ndryshimi i kontratave është obligim ligjor dhe do të ishte shumë më pak i kushtueshëm në krahasim me anulimin e tyre.”
Kjo ishte kërkesa e parë që i kam bërë kryeministër Kurtit në takimin që e kemi realizuar në Prevallë para disa muajsh.
Në vend të tij u përgjigj ministri Murati i cili tha se ndoshta edhe do të mirren me këtë çështje.
Deri tash asnjë lëvizje nuk është parë.
Dikur do të bëhet vonë. Madje shumë vonë, ka shkruar Lulzim Aliu