75 Mall Live Search
17:15 / E Martë, 16 Gusht 2022 / OSH

Pamje nga vendi i ngjarjes: Vdes motoçiklisti në Qyshk të Pejës

IndeksOnline raportoi më parë për një aksident në Qyshk të Pejës.

Sot rreth orës 15:00 një motoçiklist ka humbur jetën pasi ka goditur një shtyllë betoni në Qyshk të Pejës.

IndeksOnline mëson se viktima ishte 17 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka godit një shtyllë elektrike të betonit”.

“Në vend të ngjarjes vdekjen e motoçiklist e ka konstatuar mjeti kujdestar. Ndërsa pasagjeri është dërguar në emergjencë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”.