Votohet Projektbuxheti për vitin 2018
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot në lexim të parë, buxhetin e vitit 2018, me 62 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Indeksonline.
Me këtë rast arrihet miratimi i Projektbuxhetit të Qeverisë së Kosovës për vitin 2018.
Seanca me këtë rast ka përfunduar përderisa mbetet që ditën e enjte të vazhdojë seanca e radhës e Parlamentit të Kosovës.
Me këtë rast është bërë e ditur se janë ngarkaur komisionet që do të shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia dërgojnë me rekomandime./Indeksonline/
\