Rikthimi i furishëm i Adelina Berishës, “full” koncertet në Kosovë e Shqipëri

Adelina Berisha është njëra nga këngëtaret që i ka mbijetuar më së gjati estradës shqiptare. Këngëtarja prishtinase ka dy dekada që bën karrierë dhe që vazhdon të jetë në majat e larta.
Vera për të ka qenë e suksesshme dhe me plot mbrëmje muzikore. Hiti “Ma Kadal” ishte nisma e suksesit për Adelinë. Kënga arriti 3.5 milionë klikime në Youtube.
Më pas, Lina fillojë të mbushë sallat e koncertet me mbrëmjet e saj muzikore.
Në kohën kur shumë këngëtarë u ankuan për një verë të “lodhët”, Adelina u rikthye furishëm në koncerte kudo në Kosovë e Shqipëri.