75 Mall Live Search
17:11 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / Gj. Sh

Këta janë gjyqtarët e javës së dytë të Superligës së Kosovës

Xhiro e dytë e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet gjatë kësaj fundjave.

FFK-ja ka caktuar gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve të kësaj jave në elitën e futbollit kosovar, shkruan IndeksOnline.

Mentor Ajeti do ta ndaj drejtësinë në ndeshjen e ditës së shtunë mes Dritës dhe Dukagjinit.

Ndeshja mes Llapit dhe Trepçës ’89 në do të gjykohen nga Genc Nuza.

Të dieln do të zhvillohen edhe tre ndeshje të tjera ku e Ferizajt e pret Prishtinën, dhe do të drejtohet nga Erdall Zasell.

Eridon Podvorica do ta gjykojë ndeshjen mes Gjilanit dhe Malishevës ndërsa në ndeshjen Ballkani-Drencia drejtësia do të ndahet nga Visar Kastrati./IndeksOnline/

Më poshtë tabela e plotë e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në javën e dytë të Albi Mall Superligës.