Drejtori sportiv i Shkupit reagon pas humbjes nga Ballkani

Drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku, ka thënë se humbja ndaj Ballkanit i ka trishtuar të gjithë.
Ai e ka quajtur Dëshprim humbjen me rezultat 2-1 nga kampioni i Kosovës në futboll, Ballkanit nga Suhareka, shkruan IndeksOnline.
“Një humbje që na trishton të gjithë ne drejtuesit, trajnerët ,lojtarët, Shvercerat dhe gjithë qytetin! Deri dje ishte ëndërr kjo arritje që jemi sot, sot është DËSHPËRIM!”, ka shkruar Bunjaku në Facebook.
Reagimi i plotë:
Një humbje që na trishton të gjithë ne drejtuesit, trajnerët ,lojtarët, Shvercerat dhe gjithë qytetin! Deri dje ishte ëndërr kjo arritje që jemi sot, sot është DËSHPËRIM! Sa shumë kemi arritur në një kohë të shkurtër, sa krenar më bën kjo! Prandaj s’na mbetet tjetër, të gjithë bashkë ashtu siç i ka hije të bashkuar të shkojmë në Prishtinën tonë PËR FITORE! NA JENA SHKUPI
/IndeksOnline/