Kërcënoi drejtorin e Spitalit të Gjakovës, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Gjakovë, pasi ka kërcënuar drejtorin e Spitalit Rajonal Gjakovë.
Rastin e ka raportuar në Polici vet drejtori i spitalit. Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.