75 Mall Live Search
12:57 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / B O

Rrëbesh dronësh në Krime, Ukraina dëshiron ta rikthej edhe tokën e okupuar

Rusia raportoi sulme të reja nga dronët ukrainas dje në mbrëmje, vetëm një ditë pas shpërthimeve pranë bazave ushtarake në zonat e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës dhe vetë Rusisë.

Sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës perëndimore, sulmet pamundësuan sa gjysmën e forcave ajrore të Flotës së Detit të Zi, shkruan Reuters.

Agjencitë ruse të lajmeve RIA dhe Tass njoftuan, duke cituar një zyrtar lokal në Krime, se dje në mbrëmje forcat ruse kundërajrore u aktivizuan pranë portit Yevpatoriya në perëndim të Krimesë.

Një video e postuar nga një faqe interneti ruse tregon një objekt që i ngjan një rakete tokë-ajër që godet objektivin e saj.

Tass citoi një zyrtar lokal të thoshte se forcat anti-ajrore ruse kishin rrëzuar gjashtë dronë ukrainas që nisën një sulm në Nova Kahovka, në lindje të qytetit të Kherson.

Ukraina thotë se rimarrja e Khersonit është një nga prioritetet e saj kryesore.

Një zyrtar në Krime tha se mbrojtja atje rrëzoi gjithashtu një numër të paspecifikuar dronësh mbi Sevastopol.

“Forcat e armatosura ukrainase u dhanë rusëve një mbrëmje të pabesueshme,” tha Serhiy Klan, një anëtar i këshillit rajonal të Khersonit, i cili u shpërbë nga forcat pushtuese ruse.

Një natë më parë, disa shpërthime u raportuan në Krime, duke përfshirë ato pranë Sevastopolit, selia e flotës ruse të Detit të Zi. Dy fshatra në Rusi u evakuuan pas shpërthimeve në një depo municioni në provincën Belgorod, më shumë se 100 km nga territori i kontrolluar nga forcat ukrainase.