75 Mall Live Search
15:25 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / A. M.

KFOR shton prezencën në vendkalimet Jarinje e Brnjak

10 ditë përpara zbatimit të reciprocitetit trupat e KFOR-it kanë shtuar prezencën fizike në dy doganat që mund të çojnë për në Serbi me frikën se tensionet do të përshkallëzohen nga serbët e veriut të Kosovës duke pasur parasysh ngjarjet e muajit të kaluar.

KFOR shton prezencën në vendkalimet Jarinje e Brnjak

KFOR është i gatshëm të ndërhyjë nëse situata mes serbëve të Kosovës dhe Njësive Speciale të vendit përshkallëzohet në fund të këtij muaji.

Të prononcuar për mediet serbe, krerët e misionit të NATO-s në Kosovë thonë se kanë shtuar prezencën ushtarake në dy pikat e kalimit kufitar që të çojnë për në Serbi, Jarinje dhe Brnjak.

Lëvizjet e fundit vijnë pasi Prishtina dhe Beogradi dështuan të merreshin vesh në takimin që liderët e dy vendeve patën në Bruksel në 18 gusht.