75 Mall Live Search
22:34 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / C E

Interi vazhdon me fitore, mposht bindshëm Spezian

Interi ka vazhduar me fitore në Serie A.

Zikaltërit kanë mposhtur Spezian me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së dytë të kampionatit italian, shkruan Indeksonline.

Golat për Interin i shënuan Lautaro Martinez (35’), Hakan Calhanoglu (52’) dhe Joan Correa (82’).

Rreth 10 minuta në këtë sfidë u paraqit edhe Kristijan Asllani që zëvendësoi Brozovicin.

Interi aktualisht mban kreun e Serie A me 6 pikë, dy më shumë se Lazio dhe Torino që kanë nga 4 pikë. /IndeksOnline/