Ajo tha “Po!” Ushtari ukrainas i propozon martesë të dashurës në postbllok, shokët brohorasin

Një ushtar ukrainas i ka propozuar për martesë të dashurës së tij në një postbllok ushtarak. Pamjet e propozimit, në të cilat ai shfaqet i ulur në gjunjë me një buqetë me lule dhe unazën në duar, janë publikuar në Twitter nga Anton Gerashchenko.
Gerashchenko është këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Bashkë me videon, ai shkroi:
“Oleksandr, një Luftëtar nga Garda Kombëtare i propozoi të dashurës së tij në një postbllok ushtarak. Bashkëluftëtarët e tij brohoritën gjatë propozimit. Qofshin shumë vite të lumtur bashkë!”
Kujtojmë se ushtarët në Ukrainë po përfitojnë nga ligji i luftës në vend për të kryer më shpejt se zakonisht procedurat për të lidhur kurorë. Ligji ushtarak ka hequr periudhën e zakonshme njëmujore të pritjes ndërmjet njoftimit të autoriteteve për qëllimin për t’u martuar dhe vetë “dasmës”.
Ndryshimi synon të lejojë çiftet ushtarake të martohen me kohën e kufizuar që kanë.