Joshua reagon në rrjetet sociale: Dje i kisha dy kundërshtar, të dy më mposhtën

Anthony Joshua ka reaguar në rrjetet sociale një ditë pasi u mposht nga Usyk në garën për titujt e Botës në Peshat e rënda.
Ai ka treguar se gjatë ndeshjes së djeshme ka qenë shumë i emocionuar dhe nuk ka mundur ta kontrolloj vetën.
“I uroj Usykut vazhdimësi në kërkimin për madhështi. Ju jeni një kampion klas. Dje më duhej të futesha në një vend të errët mendërisht për të rikthyer brezat. Kam pasur dy kundërshtar, Usykun dhe emocionet e mija dhe të dyja më kanë mposhtur. Unë do të jam i pari që do të pranoj, e zhgënjeva veten time. Kam vepruar nga pasioni dhe emocionet dhe kur nuk kontrollohen nuk është gjë e mirë. E dua shumë këtë sport dhe do të jem mirë nga ky moment”, ka shkruar Joshua në rrjetet sociale.
Joshua pas ndeshjes ka pasur një moment konfrontimi me Usyk ku edhe i ka gjuajtur brezat jashtë ringut. /IndeksOnline/