75 Mall Live Search
21:02 / E Diele, 21 Gusht 2022 / AR

Sveçla thotë se Vuçiqi gënjeu për Policinë e Kosovës në konferencën e sotme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka gënjyer në konferencën e sotme lidhur me Policinë e Kosovës.

Sveçla është shprehur se në atë konferencë ka pasur shtrembërime të qëllimshme.

“Ministri propagandues i Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për Policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Twitter./Indeksonline/