Vipat kosovar në hall me qentë/ Yllit ia mbyti macën, Fjollës ia kafshon qantën e afër 4 mijë eurove

Ditën e sotme këngëtari kosovar Ylli Limani u shpreh i revoltuar ndaj Komunës së Prishtinës.
Reagimi erdhi pasi maca e Yllit me datë 17 gusht ishte sulmuar keq nga qentë endacak dhe kishte ngordhur. Ai pati pyetje ndaj komunës duke bërë pyetje se çka nëse në vend të maces do ishte fëmiu i tij apo nëse në vend të macës të ishte ai, shkruan Indeksonline.

Pas tij, pre e sulmit ra edhe këngëtarja Fjolla Morina.

Në Instastory ka publikuar një fotografi ku shihet se qeni ia kishte kafshuar çantën.
Gjithashtu ndau edhe një imazh tjetër duke zbuluar se kjo çantë kap shifrën e afro 4 mijë eurove./Indeksonline/
