75 Mall Live Search
23:15 / E Diele, 21 Gusht 2022 / AR

Policia jep detaje për aksidentin në Ferizaj, motoçiklisti dërgohet në Emergjencë

Motoçiklisti është lënduar pas aksidentit me veturën që ndodhi sonte në Ferizaj.

Rastin për Indeksonline e kanë konfirmuar edhe nga Policia për Rajonin e Ferizajt.

“Sonte rreth orës 22:20 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me lendime, ku të përfshirë janë një automjet dhe një motoçikletë, ku motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Emergjencën e Ferizajt. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve është duke e hetuar rastin”.