Deputeti çek: BE nuk duhet të financojë Serbinë, ajo është aleate e armikut tonë

Shefi i Qendrës Evropiane të Vlerave për Politika të Sigurisë, Jakub Janda, ka thënë se BE duhet të ndërprejë financimin e Serbisë.
Janda, i cili është edhe deputet në Kuvendin e Republikës Çeke, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se Serbia paraqet rrezik, pasi është aleate e Rusisë.
Ai e sheh të arsyeshme që Bashkimi Evropian të mos financojë dhe ushqejë një shtet që bashkëpunon me armikun më të madh të BE-së, Rusinë.
“Të gjitha financimet e BE-së për Serbinë duhet të ndërpriten pasi Serbia vepron si aleate e Rusisë, armikut ekzistencial të demokracive evropiane. Pse duhet të ushqejmë një aleat të ngushtë të armikut tonë më të keq që po vret dhjetëra mijëra ukrainas?” ka shkruar Janda në Twitter.
I njëjti ka shpërndarë edhe disa opinione të ekspertëve politikë të cilët nuk përkrahin rreshtimin e Serbisë karshi Rusisë.