75 Mall Live Search
17:28 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / Gj. Sh

Tirana zyrtarizon shitjen e sulmuesit Taulant Seferi

Kampioni i Shqipëris, KF Tirana ka zyrtarizuar shitjen e sulmuesit Taulant Seferi.

25 vjeçari karrieren si futbollist do ta vazhdoj te skuadra ukrainase FC Vorskla Poltava, shkruan IndeksOnline.

“Faleminderit Taulant Seferi. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Taulant Seferi në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur.”, thuhet në njoftimin e klubit.

SuperSport raporton se Tirana do të përfitojë 500 mijë euro nga shitja e sulmuesit të kombëtares shqiptare te Vorskla Poltava. ndërsa futbollisti nga Kumanova do të sigurojë rreth 700 mijë euro të ardhura nga kontrata 3-vjeçare me klubin ukrainas./IndeksOnline/