Parashikimi i moti për sot

Kryesisht me vransira dhe freskët. Pasdite aty këtu me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.
Kështu parashihet të mbajë moti për ditën e sotme, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat mbesin paksa më të ulëta në fillim, e në pjesën e dytë të javës me tendencë të rritjes.
Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23C e 25C, e deri të premten shënojnë rritje në 28C.Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes përreth vlerave normale.
