Vdes Bozhidar Deliq, nënkryetari i parlamentit serb, një javë pasi u dorëzua kallëzim penal ndaj tij nga Shoqata “Krimet e Luftës në Gjakovë”

Ka ndërruar jetë nënkryetari i parlamentit serb, Bozhidar Deliq.
Gjatë luftës në Kosovë, Deliq ishte komandant i Brigadës 549 të Mekanizuar të Ushtrisë Jugosllave ku akuzohej për kryerjen e shumë krimeve në Kosovë.
Pikërisht para një javë, Shoqata Krimet e Luftës në Gjakovë, kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale (PSRK) për kryerjen e krimeve të luftës./Indeksonline/