75 Mall Live Search
15:09 / E Martë, 23 Gusht 2022 / LB

Haradinaj për pushtetarët: Këta pos që po i hajnë fjalët e veta, kanë nisë me e hangër turpin me bukë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar një video të një gjeneratori që u dogj sot në hapësirat e Ministrisë së Infrastrukturës.

“Ministrat kanë agregatë, kryeministri ka agregat, edhe ministritë kanë, bile edhe me ua shti flakën, pavarësisht se sa kushtojnë. Po çka të bëjnë ata që s’kane as agregatë e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Ish kryeministri ka thënë se këta duke aluduar në pushtetin pos që po i hajnë fjalët e veta, kanë nis me e hangër turpin me bukë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Ministrat kanë agregatë, kryeministri ka agregat, edhe ministritë kanë, bile edhe me ua shti flakën, pavarësisht se sa kushtojnë. Po çka të bëjnë ata që s’kane as agregatë e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër!

Kryesorja, vala 58 e shitjes së pronës publike po vazhdon!

Këta pos që po i hajnë fjalët e veta, kanë nisë me e hangër turpin me bukë!