Reuters: Scholz planifikon të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se të martën se Gjermania planifikon t’i dorëzojë armë të tjera Ukrainës, me vlerë në më shumë se 500 milionë euro, ka thënë një burim për Reuters.
Një pjesëmarrës në një konferencë në internet për Ukrainën, e cila u zhvillua në Toronto, tha se Gjermania planifikon t’i furnizojë tre sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Iris-T, një duzinë automjetesh të blinduara, 20 raketahedhës, municione precize dhe sisteme anti-drone.
Armët do të dorëzohen në vitin 2023, ndoshta edhe më shpejt, tha burimi, duke shtuar se komiteti parlamentar i buxhetit i Gjermanisë duhet të miratojë ende furnizimet që Scholz i përshkroi si një kontribut për modernizimin e forcave të armatosura të Ukrainës, shkruan Reuters.