75 Mall Live Search
20:04 / E Martë, 23 Gusht 2022 / A. M.

Fillon takimi mes Eskobar dhe liderëve të subjekteve politike në opozitë

Pas përfundimit të takimit me Presidenten e vendit, ka filluar takimi i Emisarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe liderëve të subjekteve politike opozitare në vend.

Takimi po mbahet në Rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.

Në takim kanë ardhur të tre liderët opozitarë: Memli Krasniqi i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së./IndeksOnline/