75 Mall Live Search
21:05 / E Martë, 23 Gusht 2022 / A. M.

Ndërron jetë biznesmeni kosovar, u plagos para një muajsh në Dujakë të Gjakovës

Pas qëndrimit disa javë në spital, ka ndërruar jetë biznesmeni kosovar Muhamet Juniku, i njohur si Bedi, bëjnë të ditur burimet e IndeksOnline.

Ai u qëllua me armë zjarri rreth një muaji më parë, pasi kishte pasur mosmarrëveshje me dorasin.

Në bazë të raportit të policisë, pas mosmarrëveshjes i akuzuari kishte shtënë drejt viktimës duke e lënë të plagosur.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/