75 Mall Live Search
23:32 / E Martë, 23 Gusht 2022 / Gj. Sh

Milik rikthehet në kampionatin italian

Ish futbullisti i Napolit, Arkadiusz Milik, është afër rikthimit në kampionatin italian.

Raportohet se skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje me Marseille për transferimin e sulmuesit polak, shkruan IndeksOnline.

Bardhëzinjët thuhet se do të paguajnë 1.7 milion funte për huazimin e tij një vjeçar plus 6.7 milionë të tjera nëse vendosin për blerjen e Milik.

Gazetari Fabrizio Romano ka njoftuar se Juventusi ka planifikuar një takim me agjentin e lojtarit dhe nesër pritet të arrihet marrëveshja me Marseille.

Milik do të riktheht në kampionatin italian pas katër vite e gjysmë sa ishte pjesë e Napolit para se të kaloj te skuadra e Marseill në janar të vitit 2021./IndeksOnline/