75 Mall Live Search
08:36 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / B O

Ander Herrera rikthehet në La Liga, ja skuadra e re e spanjollit

Ander Herrera do të rikthehet në futbollin spanjoll. Mesfushori i PSG-së ka arritur marrëveshje me Athletic Bilbaon për rikthimin në Spanjë.

Herrera do të arrijë si lojtar i lirë dhe do të nënshkruajë për dy sezone.

Herrera kishte luajtur plot 128 ndeshje për Bilbaon nga viti 2011 deri në 2014. Ka qenë dëshira e Ernesto Valverdes për rikthimin e 33 vjeçarit./Indeksonline/