75 Mall Live Search
21:09 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arrestohet babai që shqelmonte fëmijën e tij në borë (Video)

Një baba në Kirgistan u filmua duke shqelmuar djalin e tij, pasi ai nuk ishte në gjendje të ngrihej në këmbë nga dëbora.

Videoja shokuese tregon babanë, i cili është përshkruar nga mediat lokale si një 50 vjeçar, duke e shqelmuar fëmijën nëpër trotuar në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit.

Të dy, babai dhe djali janë veshur me rroba të dimrit dhe supozohet se fëmija është shtrirë në tokë- nuk dihet nëse aksidentalisht.

Fëmija përpiqet të ngrihet në këmbë, por vazhdon të rrëzohet prapa, duke  shtrirë në tokë, ndërsa i ati e shikon.

Pas disa përpjekjeve për t’u ngritur, babai me këmbën e tij fillona ta godas egër fëmijën.

Babai pastaj e detyron atë të çohet në këmbë dhe të vazhdojë të ecë, ndërkohë fëmija shihet duke u munduar të marrë ekuilibrin e tij.

Mediat lokale gjithashtu raportuan se babai ishte identifikuar dhe arrestuar pasi videoja u postua në mediat sociale. Emri i tij nuk është bërë i ditur./Indeksonline/