75 Mall Live Search
11:47 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / LB

Kurti thyen heshtjen, flet për negociatat e zhvilluara në Bruksel me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për takimin e zhvilluar në Bruksel javën e kaluar.

Kurti ka thënë se ky takim ishte planifikuar më herët, por ishte shtyrë si rezultat i mosgatishmërisë së Serbisë për takim.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se në këtë takim janë diskutuar dy dema: Elementet për marrëveshjen finale dhe çështjet aktuale.

Tutje, Kurti ka thënë se marrëveshja finale për njohje reciproke duhet të përmbajë gjashtë kapituj.

“Te tema e parë kam elaboruar në detaje këndvështrimin e palës tonë për marrëveshjen finale në formë të 6 kapitujve:

1. Statusin e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve dhe kontekstin ndërkombëtar që nënkupton njohjen reciproke dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në organizatën ndërkombëtare

2.Ballafaqimin me të kaluarën ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale të luftës, kthimi i artefakteve etj

3. Bashkëpunimi në të ardhmen ku përfshihet liria e kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve

4.Trajtimi i të drejtave të pakicave respektive

5.Të ri konsiderojmë marrëveshjet e deritanishme, jo me idenë e ri negocimit të tyre siç ka potencuar pala tjetër

6.Duhet të vendosim qartë mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve eventuale”, u shpreh Kurti.

“Në vend të ideve pala tjetër kanë nxjerr vetëm konstatime duke bërë të ditur se nuk janë të interesuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël”, ka thënë Kurti.