Klubi nga Premier Liga i vë kusht Chelseas, Broja për sulmusin 21 vjeçar

Skuadra e Chelseas po synon transferimin e sulmuesit të Evertonit, Anthony Gordon.
Raportohet se blutë kanë bërë një ofertë prej 60 milinonë funte për 21 vjeçarin, transmeton IndeksOnline.
Por si duket Evertoni i ka vërë një kusht skuadrës së Chelseas.
Ata për ta lënë të lirë Gordonin, dëshirojnë që sulmuesi shqiptar, Armando Broja ose Conor Gallagher të jenë pjesë e marrëveshjes në form huazimi.
Trajneri i Evertonit, Frenk Lampard, e njeh shumë mirë Armando Brojën, pasi ishte ai i cili i dha mundësin sulmuesit shqiptar të debutojë në Premier Ligë me Chelsea më 8 mars të vitit 2020, pikërisht në sfidën e fituar 4-0 ndaj Evertonit./IndeksOnline/
