Kurti: Opsioni për targat neutrale erdhi nga Lajçaku

Opsioni për targa neutrale ka ardhur nga ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kështu ka deklaruar në konfernecë për media, kryeministri, Albin Kurti
“Këto opsione për targa neutrale karshi statusit të Kosovës, kanë qenë opsione në Bruksel nga ndërmjetësi Lajçak, unë nuk e di se kush ia ka dhënë idenë ndërmjetësit”, ka thënë ai në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë.
Sipas tij, opsionet e propozuara nga Lajçaku do t’i shpalosë pas takimit sot.
“Njëri prej opsioneve ka qenë që Kosova të lëshojë targa neutrale, t’ia kthejë vetes UNMIK-ut. Ka pasur kërkesa të shtyhet afati i implementimit të vendimeve, por kërkesa ka ardhur nga ndërmjetësi, jo nga pala tjetër. Gjithashtu ka pasur edhe diskutim lidhur me atë që qytetarët e Kosovës të mos trajtohen njësojë. Serbët që si kanë letërnjoftimet e Kosovës, por janë të Kosovës e në Kosovë të përjashtohen. Janë disa mijëra”, tha Kurti.
Kurti ka deklaruar se 1 shtatori do të jetë ditë normale.
“Ose do të kemi dokumente hyrje/dalje në të dy anët ose në asnjërën. Cilado është e pranueshme për ne. Duam reciprocitet”, ka thënë Kurti.