75 Mall Live Search
11:13 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / LB

MSH publikon raportin e ri për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 203 raste të reja me coronavirus nga 1,117 testime.

MSH po ashtu njofton se gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga coronavirusi dhe janë shëruar 780 persona.

Në total numri i raste aktive me coronavirus është 2,549.

Në raportin e Ministrisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë vaksinuar 49 qytetarë, ndërsa në total janë administruar 1,835,410.