75 Mall Live Search
11:57 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / LB

Dita e Dëshmorëve të Brigadës 121, Limaj bën homazhe në Kleçkë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe bashkëpunëtorë ka bërë sot homazhe në Kleçkë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova.

Ish drejtuesi i kësaj Brigade ka thënë se kjo datë me vlerë është vendtakim it ë gjallëve me shokët që kanë rënë dhe familjarët e tyre për të kujtuar veprën, krenarinë dhe sakrificën që kanë bërë ushtarët e kësaj brigade.

|Në këtë ditë, komandant Kumanova ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës, dhe kjo është datë e shënuar për të gjithë dëshmorët e Brigadës 121, pavarësisht datës se kur kanë rënë bashkëluftëtarët tjerë, tha ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Nismës Socialdemokrate:

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe bashkëpunëtorë ka bërë sot homazhe në Kleçkë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova.

Kjo datë më vlerë është vendtakim i të gjallëve me shokët që kanë rënë dhe familjarët e tyre për të kujtuar veprën e tyre, krenarinë e sakrificën që kanë bërë ushtarët e kësaj brigade, ka thënë kryetari Limaj. Po ashtu, ai tha se, këto shenja të lirisë, ky përkujtim na përkujton se sa shumë sakrificë është bërë për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

Kryetari Limaj, po ashtu, ka thënë se, 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie, sakrifice, lavdie e dhimbje që kanë përjetuar malet e Berishës nën këtë brigadë gjatë luftës së UÇK-së.

Nnë këtë ditë, komandant Kumanova ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës, dhe kjo është datë e shënuar për të gjithë dëshmorët e Brigadës 121, pavarësisht datës se kur kanë rënë bashkëluftëtarët tjerë, tha kryetari Limaj.

Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova dhe gjithë dëshmorëve të kombit, ka thënë në fund të deklaratës së tij, kryetari Limaj.