75 Mall Live Search
16:25 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / Gj. Sh

REKORD – Ballkani shet të gjitha biletat për ndeshjen ndaj Shkupit

Stadiumi ”Fadil Vokrri” sonte do të jetë krejtësisht i mbushur sonte në ndeshjen Ballkani-Shkupi.

Ky është një rekord për klubet kosovare me numrin më të madh të biletave të shitura për një ndeshje.

Pak para fillimit të ndeshjes Ballkani-Shkupi, klubi nga Suhareka ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshjs, shkruan IndeksOnline.

”Te dashur tifoz 🧡🖤

Duke shfaqur konsiderate te larte ndaj te gjithe te interesuarit per te ndjekur ndeshjen, ju njoftojme se te gjitha biletat jane shitur dhe me nuk ka mundesi qe te paijseni me bilete.

Kerkojme falje por keto jane kapacitetet e stadiumit.Faleminderit shume per mirekuptim 🙏”, thuhet në njoftimin e klubit.

IndeksOnline ka siguruar pamje gjatë shitjes të biletave të fundit.

Nga interesimi i madh shitësit janë detyruar të zhvendosen nga ”Newborn” para stadiumit ”Fadil Vokrri”, në përcjelljen e Sigurimit dhe Policisë.

Ndeshja Ballkani-Shkupi është e vlefshme për fazën ”play-off” të Ligës së Konferencës dhe do të nisë në ora 20:00./IndeksOnline/