75 Mall Live Search
22:02 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / B O

Ballkani bëhen “milionera”, ja sa milionë do shpërblehen nga UEFA me kualifikimin e sotëm

Skuadra kosovare KF Ballkani ka shkruar historinë duke u bërë ekipi i parë nga Kosova që arrin fazën grupore të një gare evropiane, prej se ekipet tona luajnë aty.

Ballkani ka arritur që të shënojë fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Shkupit, kësaj radhe me rezultat 1-0, duke bërë një arritje historik, pasi është kualifikuar për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Shpërblimi në të holla nga UEFA-ja, pa llogaritur fazat tjera, vetëm për sigurimin e kësaj faze grupore është 2 milionë e 940 mijë euro. /IndeksOnline/