75 Mall Live Search
14:40 / E Premte, 26 Gusht 2022 / A. M.

Ushtria serbe të kthehet në Kosovë? Deklarata luftënxitëse që e bëri sot Vuçiq!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vazhduar me deklarata nacionaliste dhe nxitëse për Kosovën.

Ai ka përmendur një thënie legjende të popullit të tij, duke aluduar për kthimin e ushtrisë serbe në Republikën e Kosovës.

Këto deklarata Vuçiq i bëri gjatë një ceremonie të Panairit të Kumbullave në qytetin e Oseçinës, transmeton Indeksonline

“Njerëz të dashur, në Serbi është një kishë ku gjashtë kumbulla përkulen në drejtim të Kosovës. Sipas legjendës, ato kanë qëndruar kështu kur ushtria e Llazarit shkoi në Kosovë. Legjenda thotë se do të korrigjohet kur ushtria të kthehet në Kosovë e Metohi. Kumbulla është në mitet tona, këngët popullore dhe legjendat tona”, u shpreh presidenti Vuçiq.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme janë publikuar në rrjetin social “Twitter” disa kolona të makinerive ushtarake serbe në, siç thuhet aty, drejtim të Kosovës./Indeksonline/