75 Mall Live Search
17:40 / E Premte, 26 Gusht 2022 / Gj. Sh

Presidenti i Federatës së Futbollit të Çekisë, Petr Fousek, mirëpret Ballkanin në Çeki

Ballkani do të luaj ndaj skuadrës çeke, Slavia Praha, në grupet e Confernce League.

Kampioni i Kosovës do të mirëpritet nga Presidenti i Federatës së Futbollit të Çekisë, Petr Fousek.

Kështu ka bërë të ditur Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përmes një statusi në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Fousek po ashtu ka paralajmëruar se di ta vizitoj Kosovën, gjatë ndeshjes Ballkanit-Slavia Praha e cila do të luhet në Prishtinë.

”Presidenti i Federatës së Futbollit të Çekisë, Petr Fousek e mirëpret kampionin tonë, FC Ballkani në Çeki, teksa paralajmëron se në ndeshjen e Ballkanit me Slavia Praha do të rikthehet në Kosovë, pasi për herë të parë ka qenë në edicionin 2016/17 si ekspert i UEFA-s kur ishte i deleguar në FFK për ta rregulluar organogramin dhe formimin e sektorëve të administratës sipas UEFA-s.”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Ballkani sot ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të Conferencë Ligës.

Klubi nga suhareka bën pjesë në Grupin G, së bashku me Slavia Praha, CFR Cluj dhe Sivasspor./IndeksOnline/