Merret vendimi përfundimtar për Bernardo Silvën

Bernardo Silva edhe përfundimisht do të mbetet te Manchester Citye edhe këtë sezon.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Cityzens, Pep Guardiola gjatë një konference për shtyp, transmeton IndeksOnline.
“Nuk ka negociata, madje as telefonata me asnjë klub: Bernardo do të qëndrojë në Man City”.
“Ne nuk kemi marrë qasje apo oferta nga asnjë klub për të; kjo është arsyeja pse ai do të qëndrojë”, ka thënë Guardiola.
Për shërbimet e portugezit ka qenë e interesuar skuadra e Barcelonës, por që nuk ka munguar edhe dëshira e futbollistit për tu transferuar në Camp Nou./IndeksOnline/