75 Mall Live Search
19:08 / E Premte, 26 Gusht 2022 / Gj. Sh

Kaka rikthehet në Itali por këtë herë si trajner, ja cilin ekip pritet ta drejtoj

Ish ylli i Milanit dhe fituesi i Topit të Artë, Rikardo Kaka, do të rikthehet në kampionatin italian, por këtë herë si trajner.

Mediat italiane raportojnë se Kaka mund të marr drejtimin e Monzas, transmeton IndeksOnline.

Dyshja e njohur Silvio Berlusconit dhe Adriano Galliani, nuk janë të kënaqur me trajnerin Giovanni Stroppa i cili ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para në Serie A.

Drejtuesit e klubit kërkojnë ndryshime dhe Galliani dëshiron që të ribashkohet me Kaka-n dhe nuk përjashtohet mundësia që braziliani të bëhet trajner i ri i Monza-s.

Nese Stroppa nuk do të ndryshoj gjendjen e klubit në ndeshjet e radhës, Kaka do të jetë gati për këtë post pas Botërorit, Katar 2022.

Braziliani njihet shumë mirë nga dyshja Berlusconi-Galliani, pasi si futbollist i Milanit arriti të fitoj dy herë trofeun e Champions League (2003,2007) dhe Topin e Artë në vitin 2007./IndeksOnline/