Themelimi i Odës Ekonomike Kosovë-Izrael, gazetari Berisha: S’ka asnjë biznismen, drejtuesit janë nga politika

Gazetari Ridvan Berisha mirëpritur themelimin e Odes Ekonomike Kosovë-Izrael, por, sipas tij, themeluesit saj janë nga sfera e politikës dhe asnjë biznesmen.
“Zhvillimi i bashkëpunimit ndërshtetëror Kosovë-Izrael mendoj se, do të duhej deri më tash të sjellte rezultate më të mëdha, veçanërisht kur shohim nevojën e Kosovës që të shënoj progres premtues në shumë fusha, duke filluar nga ajo e sigurisë, zhvillimi ekonomik, inovacioni, arsimi, bujqësia etj, etj!
Realiteti na tregon se progresi është mjaft i pavërejtshëm. E kjo nuk është mirë për shtetin tonë të ri. E di që këtë pushtet, situata e tanishme nuk i mërzitë fare!
Tashmë ekziston edhe zyrtarisht “Oda Ekonomike Kosovë Izrael” e themeluar nga shtetas kosovar dhe amerikan. Udhëheqësit e saj janë politikanë dhe në shikimin e vlerësimin tim nuk e kam mjaft të qartë se pse kjo Odë duhet të drejtohet nga politikanët e jo nga biznesmenët e mirëfilltë ose nga anëtarë të dalluar të shoqërisë civile”, ka shkruar ai në Facebook.