Arsenali i jashtëzakonshëm, vazhdon me të gjitha fitore

Arsenali ka vazhduar me fitore në Premierligë.
Skuadra e Artetas ka mposhtur Fulhamin me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së katërt të kampionatit anglez.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Mitrovic në minutën e 56-të, shkruan Indeksonline.
Odegaard ka barazuar rezultatin në minutën e 64-të.
Golin e fitores e shënoi Gabriel në minutën e 86-të.
Me këtë fitore, Arsenali është e para me të gjitha fitore duke grumbulluar 12 pikë. /IndeksOnline/