Ballkani krijon grup në Messenger dhe i “përshëndet” kundërshtarët e Ligës së Konferencës

Ballkani në fazën e grupëve të Konferencë Ligës do të përballet me Slavia Prahen, CFR Cluj dhe Sivassporin.
Pasi ka mësuar kundërshtarët, Kampioni i Kosovës ka krijuar një grup në Messenger me skuadrat që do të përballet, shkruan IndeksOnline.
Klubi ka postuar një story ku shihet teksa shkruan Pershendetje skuadrave kundërshtare.
Pas tyre në grup kanë shkruar fjalë përshëndetëse në gjuhen e tyre edhe klubi i Slavia Prahës, Clujit dhe Sivassporit duke respektuar kështu njëri tjetrin.

Ballkani ndeshjen e parë do ta luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndaj CFR Cluj, më 8 shtator./IndeksOnline/