75 Mall Live Search
15:44 / E Diele, 28 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ky është futbollisti i Ballkanit i cili merr pjesë për herë të tretë në garat evropiane

Ballkani do të jetë skuadra e parë nga Kosova e cila do të merr pjesë në garat evropiane.

Por kjo nuk do të jetë hera e parë për futbollistin Bajram Jashanica, shkruan IndeksOnline.

Për 31-vjeçarin do të jetë hera e tretë që merr pjesë në garat evropiane me dy klube shqiptare.

Jashanica ka luajtur për dy sezone në garat e Europa League, me skuadrën e Skënderbeut nga Shqipëria.

Hera e parë ishte në sezonin 2015/16, ndërsa hera e dytë në sezonin 2017/18.

Në të dy këto sezone Skënderbeu nuk ka arritur ta kaloj fazën e grupëve, ku në sezonin 2017/18, trajner ishte trajneri aktual i Ballkanit Ilir Daja.

Ndërsa tani Jashanica dhe Daja do të kërkojnë kalimin e grupeve të Konferencë Ligës me Ballkanin.

Ata do të përballen me skuadrat si Slavia Praha, CFR Cluj dhe Sivasspor./IndeksOnline.