75 Mall Live Search
21:05 / E Hënë, 29 Gusht 2022 / A. M.

Nesër protestohet në Prishtinë kundër abuzimit të grave dhe fëmijëve

Pas ngjarjes së rëndë e cila ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së shtunës ku dyshohet se u dhunua një 11 vjeçare nga pesë persona, disa aktivistë kanë thirrur një protestë për të kundërshtuar abuzimin e grave dhe fëmijëve.

Ish-Miss Kosova Diellza Kolgeci, ftoj qytetarët që të marrin sa më shumë pjesë.

Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona. Dy prej tyre i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.