75 Mall Live Search
22:36 / E Hënë, 29 Gusht 2022 / A. M.

Milani firmos me kampionin e Europës

Milani ka bërë një tjetër afrim. Kuqezinjtë zyrtarizuan mbrojtësin Malick Thiaw, për të cilin kanë paguar te Schalke 04 shumën e 5 milionë eurove.

Mbrojtësi gjerman firmosi deri më 30 qershor 2027 me klubin italian, që ka parë potencial tek 21 vjeçari që është pjesë e moshave të Gjermanisë.

Thiaw e nisi te Fortuna Düsseldorf, për të kaluar te moshat e Bayer Leverkusen dhe Borussia Mönchengladbach, ndërsa si profesionist debutoi me Schalke.

I riu ka luajtur tetë ndeshje dhe ka shënuar dy gola me Gjermaninë U21, si dhe ka fituar Kampionatin Evropian të UEFA-s U21 në vitin 2021.