75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 30 Gusht 2022 / LB

Bajrami për Vetëvendosjen: Nga krejt dhe drejt në kundër krejtve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajramim, përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se pushteti “i ka shpallur armiqë të gjithë ata që s’pajtohen”.

Partia në pushtet dhe Qeveria, sipas saj, kur fituan 51 për qind kishin sloganin ‘krejt dhe drejt’. Tash, kur erdhën në pushtet me veprimet e tyre po dalin “KUNDËR KREJTVE”, sipas Bajramit.

“Partia në pushtet është kundër mediave pse s’po raportojnë sipas qejfit te tyre; Partia në pushtet që protestonte e merrte pjesë në secilën grevë është kundër të gjithë sindikalistëve;  Partia në pushtet është kundër mësuesve, pse po kërkojnë rritje pagash;  Partia në pushtet është kundër kujtdo që ankohet pse po ka reduktime të energjisë elektrike në pikë të verës;  Partia në pushtet është kundër secilit që ia thotë të vërtetën Albin Kurtit se po jetëson marrëveshjet e mëhershme me Serbinë;  Partia në pushtet po del kundër secilit që ia kujton kohën se kur ishte në opozitë kishte tentuar të kallë Kosovën për marrëveshjet me Serbinë që po jetësohen nga Albin Kurti”, ka shkruar Bajrami.