75 Mall Live Search
11:22 / E Martë, 30 Gusht 2022 / A. M.

DASH: Marrëveshja për letërnjoftime hap rrugë për normalizimin e marrëdhënieve

Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për dokumentet hyrëse-dalëse dhe e shohin atë si një hap të rëndësishëm përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke, tha Vedant Patel, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

EU's Borrell Says Kosovo, Serbia Reach Deal On Exit-Entry Documents

Patel ka deklaruar kështu në një konferencë për media ku iu përgjigj pyetjeve lidhur me marrëveshjen e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Siç e dini, përmes dialogut me mbështetjen e BE-së, Serbia u pajtua që të eliminojë dokumentet hyrëse dhe dalëse për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos fusë dokumentet hyrëse dhe dalëse për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe. SHBA dhe departamenti e mbështesin këtë marrëveshje dhe e shohin atë si një hap të rëndësishëm përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”, ka thënë Patel.

Ai po ashtu ka thënë se dialogu është dëshmuar të jetë një mekanizëm i rëndësishëm dhe fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Dialogu është një mekanizëm përmes të cilit Kosova dhe Serbia mund të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, e cila do të hapë një të ardhme evropiane për të dyja vendet. Bazuar në angazhimin e të dyja palëve dhe punën e palodhur të Përfaqësuesit Special të BE-së, ne do të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara në mënyrë paqësore”, ka thënë Patel.